A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Gent Fatali

Origin: Prishtine  
Residence:  
Age: 28
Birthday: 22 May 1989
Zodiac sign: Binjaket

Music genres: Hip-Hop

Gent Fatali is a popular singer and songwriter. Genti kreu shkollën fillore në "Meto Bajraktar" në Prishtinë. Ka përfunduar shkollën e muzikës "Prenk Jakova" drejtimi Piano. Ka përfunduar kursin e aktrimit në teatrin Dodona. Dhe shkollën e mesme e ka përfunduar në shkollën "Sami Frashëri" poashtu në Prishtinë.

Tani vijon fakultetin në UP drejtimi Ekonomi. Genti si gjithë të tjerët, merret me muzikë prej moshës shumë të vogël. Në vitin 2003-2004 ka qenë bashkthemelues i grupit "SNF" (Sajk n'Fatal) së bashku me ish-partnerin e tij në muzikë Cyclone apo Sajki. Në vitin 2007-2008 ka dalur prej grupit Cyclone apo Sajki për shkaqe personale.

Pas shkëputjes nga grupi Fatali kalon në labelin e njohur të suksesshëm "Authentic Enterainment", në krye me 2po2, Capital T & Mixey, ku pastaj dhe ndryshoi emrin duke lënë mbrapa "Sajk Fatalin", dhe për të vazhduar me nofkën që tani e mban pra Gent Fatali.
Këngët që i krijoi në këtë label janë dy bashkpunimet e suksesshme me Capital T: "Çka don Ajo" & "Don't waste my time", duke vazhduar pastaj me: "Master Control", "Plisat in Pris", "I ka krejt" dhe disa këngë të tjera.
Por prapë jo gjithqka shkoj mirë Genti në vitin 2015 largohet përfundimisht nga labeli duke lënë mbrapa hitet e krijuara nga ky label, arsyet e largimit nuk dihen mirëpo një gjë që dihet janë këngët e suksesshme të krijuara nga ky label!

Ndërsa pas largimit të reperit në fjalë, nuk shkon shumë kohë ku Genti nënshkruan me labelin e njohur "Max Production" nga Shqipëria, ku shprehet tejet i kënaqur me këtë label, si dhe premton shumë projekte të reja.
Në këtë label janë dhe këngëtarët e suksesshëm si: Dhurata Dora, Samanta Karavella, Filloreta Raçi(Fifi), Blasta dhe shumë e shumë të tjerë!
“Fishekzjarre” mban titullin kënga, e cila ka qenë kënga nismëtare në këtë label.
Ky projekt është realizuar nga bashkëpuntorët dhe njëkohësisht kolegët e tij të labelit ku punon, Eri Dee & Alandy.
Pas këtij projekti të suksesshëm reperi erdhi në bashkëpunim me kolegen e labelit, këngëtaren e njohur nga Shqipëria "Samanta Karavella" me këngën 'Na e dina' e cila u pritë dhe u pëlqye mjaft mirë nga publiku si i këngëtares poashtu dhe i reperit.
Pas këtyre dy këngëve Genti nuk ndalet prapë, në Janar të vitit 2017 ai publikon këngën "eX" me videoklip e cila poashtu dhe kjo këngë pëlqehet shumë nga ana e publikut shqiptar, por pas "EX-t" reperi në fjalë vjen në bashkpunim me reperin Lazy "Balerina" quhet kënga e cila i solli shumë sukses Gentit. Pas Blerinës reperi vjen me krejt diqka tjetër "Rakia" mban titullin kënga e kënduar shumë vite më parë nga Xeni, por e veqanta e kësaj kënge është ripërpunimi i këngës së Gentit ku ka rezultuar më e suksesshme se ajo e Xenit.
Por prisni nëse mendoni se këtu ka mbaruar e gjitha ?!! Gaboheni !
Genti sapo ka filluar punë për projektet pasardhëse që priten të publikohen shumë shpejt.

» Edit Bio »

Submissions by:  ismeti19  

Choose star rating

Rating:  4.3 / Votes cast:  141

  • Find Gent Fatali on social networks:





lyrics.al © 2007 - 2017