• October 24, 2020

Cili politikan ia nisi të shkepë i pari bakllavë për Bajram?

May 26, 2020

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti sot gjatë ditës ka zgjedhur që t’i presë e t’i shërbejë me ballkava zyrtarët që punojnë në ndërtesën e qeverisë, raporton Gazeta Express.

Për një veprim të tillë të Kurtit njoftoi zëdhënësi i qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu, që lajmin e bëri të ditur përmes Facebook’ut ku edhe shpërndau fotografitë e Kurtit.

“Kryeministri në detyrë, sot, ditën pas pushimit për nder të Fitër Bajramit, në fillim të orarit të punës, priti dhe i shërbeu me bakllava zyrtarët që punojnë në ndërtesën e Qeverisë. Atyre iu uroi me fat Fitër Bajramin, mbarësi dhe shëndet”, ka shkruar ai.

Duket se vendimin për shpërndarjen e ëmbëlsirave Kurti e trashëgoi nga ish’kryeministri, Ramush Haradinaj, që nëpër të gjitha festat e ka zakon që të ua urojë fillimisht policëve që e ruajnë në shtëpinë e tij.

Edhe këtë festë ai ka vepruar njejtë.

“Me rastin e Bajramit të Madh, mëngjesin e kësaj dite feste e nisa bashkë me Policët e Kosovës. Mirënjohës atyre që janë në krye të detyrës çdoherë. Urime festa të gjithëve”, ka shkruar Haradinaj./GazetaExpress/