• September 26, 2020

Kurti sërish deklarohet rreth vendimit të Kushtetueses: Flet për disa ‘dëshira’ të Presidentit

May 26, 2020

Kryeministri në largim, Albin Kurti, ka thënë se duhet të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, mirëpo sipas tij, Presidenti Hashim Thaçi po përshkruan ‘dëshira’ të tij si fakte

Kështu tha ai gjatë vizitës në Qendrën Studentore e cila është përdorur si karantinë, ku foli edhe për ndryshim të Kushtetutës.

“Gjykata Kushtetuese duhet të marrë vendim dhe  të bëj interpretim të Kushtetutes. As presidenti, as kryeminisri askush nuk mund ta shkruajë kushtetutën. Ne duhet ta respektojmë atë. Mirëpo ndryshim të Kushtetutës, plotësim mund të bëjmë vetëm në Kuvendin e Kosovës.

Presidenti, deshirat  e tij i përshkruan si fakte të mijat, unë jam kryeministër në detyrë dhe nuk bëhet fjalë këtu për kurrfar përshkrimet.”, tha ai

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese pritet që deri më 29 maj të marrë vendim për dekretin e Presidentit ndaj Avdullah Hotit si Kryeministër./gazetametro.net