• September 26, 2020

Drejtori i shkarkuar i KEK’ut befasohet me vizitën e Sveçlës: Hera e parë që nga viti 2010 që një ministër i Brendshëm viziton KEK’un

May 29, 2020

Drejtori i shkarkuar i KEK’ut, Njazi Thaçi, ka reaguar pas vizitës së u.d. Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në këtë korporatë, duke thënë se kjo është e parë që nga viti 2010, që një Ministër i Brendshëm e viziton KEK’un.


Sot u.d. në Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vizituar objektin e KEK’ut që ndodhet tek sheshi ‘Zahir Pajaziti’.

E në lidhje me këtë ka reaguar edhe drejtori i shkarkuar i KEK’ut, Njazi Thaçi.

I pyetur nga IndeksOnline se si e vlerëson një vizitë të tillë nga Sveçla në KEK, kur veprimtaria e tij nuk lidhet fare me këtë kompani, ka thënë se kjo është hera e parë që një ministër i Brendshëm, viziton KEK’un që kur ai është pjesë e tij.

“E lexova që ka qenë, por nuk e di arsyen pse ka qenë. Sa kam qenë unë drejtor , por edhe sa kam qenë edhe drejtor operativ, prej një kohë prej 2010, nuk e di që ka ardhur ndonjëherë ndonjë ministër i Punëve të Brendshme që me vizitu objektin në Toskan”, ka thënë Thaçi.

Ndryshe përmes një komunikate për medie, Korporata Energjetike e Kosovës është munduar ta arsyetoj takimin me u.d. Ministri në detyrë i MPBAP, Xhelal Sveçla.

Sipas tyre, u.d. Kryeshefi Ekzekutiv, Luigj Imeri me bashkëpunëtorë ka pritur në takim u.d. ministrin në detyrë të MPBAP’së z. Xhelal Sveçla. “z. Imeri ka njoftuar z. Sveçla me gjendjen aktuale në korporatë e me theks të veçantë për zhvillimet e fundit dhe masat e ndërmarra nga KEK sh.a. në këtë kohë pandemie. Në këtë drejtim, z. Imeri ka falënderuar z. Sveçla për përkrahjen e vazhdueshme të policisë për sa i përket lëvizjes së lirë të punëtorëve të KEK-ut”, thuhet në njoftim.