• August 14, 2020

E dhimbshme kjo që i ka ndodhur ushtarit të UÇK-së që luftoi në Koshare

May 29, 2020

Imer Tusha nga Kaçaniku, ish ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili luftoi në Koshare, po jeton një jetë të vështirë.

E kjo për shkak se nuk e ka gëzuar statusin e veteranit.

Ai po jeton një jetë të vështirë dhe po lufton për mbijetesë, shkruan gazeta “Bota sot”.

Kështu Esat Shala një arkivues i luftës së UÇK-së, është takuar me Tushën dhe ka postuar disa fotografi të tij të luftës në Facebook, kurse tregon se jeta e tij është mjaftë e vështirë.

Institucionet tona i harruan luftëtarët e vërtetë, ndërsa vet u pasuruan dhe bërën milionët, sidomos komandantët e luftës që janë pjesë e politikës që nga paslufta.

Kur sheh e dyshon për këso raste si të Imer Tushës, padyshim që menjëhrë shfaqet pyetja kryesore, për kë luftuan këta dhe kë patën komandantë që nuk ia kanë dhënë as statusin e veteranit?

Pse u harruan luftëtarët e vërtëtë dha komandantët e tyre dhe pse ushtarët po vuajnë, disa po vetëvritet e shumë të tjerë po jetojnë në mjerim, kurse komandantët kanë bërë pallate e jetojnë si mbretër në Kosovën e varfër?!

Megjithatë, këto pyetje shtrohen në vazhdimësi, por që asnjë prej komandantëve kurrë nuk ka dhënë një përgjigje se si u pasuruan ata dhe pse i harruan ushtarët?

“I lodhur nga skamja dhe lufta për mbijetesë.

Ish ushtarit i UÇK-së i Koshares Imer Tusha qe sot nuk e gëzon statusin e Veteranit”, shkruan Shala.

“Kur e takova këtë njeri te butë dhe te qetë,dhe kur fillojë të mi tregoj vuajtjet e jetës fillova të qaja dhe kurë me tregoj qe atij ju kishte refuzuar statusi i veteranit unë fillova te vajtoja”, shkruan tutje ai, i cili shton se, kjo është jeta e këtij burri dhe e shumë ushtarëve të ish UÇK-së.

“Vuajtjet e tij nuk kanë fund por kur do te vijë fundi i vuajtjeve te këtij ish ushtari të UÇK-së dhe mijëra ushtarëve të tjerë të ish UÇK-së”, përfundon ai.

Image