• August 14, 2020

Falja nëpër xhamitë e Kosovës nuk nis mbarë, shkelen masat kundër përhapjes së virusit

May 29, 2020

Sot, për herë të parë pas pandemisë, u fal xhumaja në xhamitë e Prishtinës.

Lajmi.net ka qëndruar në njërën prej xhamive në kryeqytet, ku ka ndjekur nga afër se sa i kanë respektuar qytetarët masat kundër koronavirusit, të caktuara edhe nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Ndonëse në numër mjaft të madh, aty nuk është vërejtur respektim kushedi sa i këtyre masave.

Jashtë xhamisë, vërehej mungesë e distancës sociale, e po ashtu personat e pranishëm nuk kishin të vendosura maska e doreza.

Po ashtu, njëra nga tetë rregullat e vendosura nga Bashkësia Islame e Kosovës për xhematin e pranishëm në xhami, është se personat e shtyrë në moshë, ritualet fetare duhet t’u kryejnë në shtëpi.

Sidoqoftë, sot është vërejtur një numër i caktuar i të moshuarve që xhumanë kishin shkuar për ta falur në xhami.

Ndiqni më poshtë pamjet nga falja e sotme e xhumasë në Prishtinë: