Lajme

Mustafa: Besoj se VV’ja nuk do t’i bllokon zyrat, është praktikë e vendeve afrikane

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se gjithçka gati është nga ana e partisë së tij dhe partive të koalicionit për formimin e Qeverisë Hoti..


I pyetur nga gazetarët, Mustafa ka deklaruar se nuk beson se Lëvizja Vetëvendosje do të bëjë rezistencë për të liruar zyrat e qeverisë, pasi që sipas tij, një gjë e tillë ndodh në vendet totalitare të Afrikës.

Ai tha se kjo formë e rezistencës për t’i bllokuar zyrat është parë në vendet afrikane që kanë regjime ushtarake dhe nuk janë vende demokratike.

“Në momentin kur Kuvendi i zgjedh një qeveri, qeveria që ka qenë deri atëherë nuk ka mandat privatisht askush nuk preferohet të qëndroi në Zyrën e Kryeministrit dhe në zyrat e ministrave është jo ligjore dhe jo kushtetues dhe nuk pres që zotëri Kurti dhe Vetëvendosja do e sfidojnë vetën me një gjë të tillë sepse kurrë nuk është praktikuar në Kosovë dhe nuk praktikohet në vendet tjera. Kam pas lexuar në disa vende të Afrikës që nuk i kanë lëshuar por kryesisht kanë qenë regjime ushtarake por regjimet demokratike dhe partitë demokratike nuk veprojnë kështu”, tha ajo.

Kujtojmë që mbrëmë Gjykata Kushtetuese ka vendosur që dekret i presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hoti për kryeministër është kushtetues.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka paralajmëruar se seanca për votimin e qeverisë mund të mbahet të shtunën apo të hënën.//gazetametro.net

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular

Blej online nga shtëpia

Pjesë për vetura

Auto Bartje 24/7

Copyright © 2020 LYRICS.AL.

To Top