• March 7, 2021

Ja kur do të fillojë ngritja e temperaturave

May 31, 2020

Dita e fundit e muajit Maj do të karakterizohet me mot mjaft të paqëndrueshëm në tërë rajonin tonë.

Në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe zhvillime të shpeshta të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe zhvillime të vranësirave të cilat do të sjellin rrebeshe të shpeshta shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Muaji Qershor do të fillojë mjaft i freskët, me alternime vranësirash dhe intervaleve kohore me diell. Vende-vende do të ketë edhe riga apo rrebeshe të izoluara shiu.

Edhe pse në nivel rajonal rrebeshet e shiut do të fillojnë të rrallohen nga e hëna ato prapëseprapë priten në disa rajone sidomos në Kosovë dhe viset kodrinore-malore deri të mërkurën. Nga e enjta stabilizim i motit dhe ngritje e temperaturave./Meteoballkan