• March 7, 2021

​MASHTI sqarohet rreth hapjes së çerdheve

Jun 1, 2020

Qeveria në detyrë, në mbledhjen e sotme, në kuadër të lehtësimit të masave që ndërlidhen me pandeminë, përveç tjerash, ka marrë vendim për hapjen e çerdheve dhe kopshteve, por nuk ishin të qartë plotësisht, e për këtë ka reaguar Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe Inovacionit, duke dhënë sqarime.


Në një njoftim për media thuhet se MASHTI ka kërkuar nga drejtoritë komunale për arsim dhe institucionet parashkollore në vend që të zbatojnë me kujdes maksimal udhëzimet për masa mbrojtëse të IKShPK’së, OBSH’së dhe institucioneve kredibile ndërkombëtare.

Po ashtu, MASHTI ka vënë në dispozicion të DKA’ve, institucioneve parashkollore dhe prindërve “Udhëzuesin për rihapjen e institucioneve parashkollore dhe kopshteve pas pandemisë së COVID-19” të hartuar nga UNICEF’i.

MASHTI u bën thirrje institucioneve parashkollore, të cilat nuk janë të përgatitura sa u përket masave të sipërpërmendura se hapjen e çerdheve dhe kopshteve mund ta bëjnë ditëve në vijim, pasi të jenë siguruar se kanë bërë përgatitjet e duhura.

Vlen të theksohet se në konferencë e sotme për media e mbajtur nga kryeministri Kurti dhe ministri Vitia, nuk ishte sqaruar e si të veprohet dhe çfarë udhëzime të përdorin çerdhet i masë mbrojtëse ndaj koronavirusit./gazetameto.net