• March 7, 2021

Kontrolle të rrepta në restorante dhe kafene, gjoba për shkelje të protokolleve

Jun 1, 2020

Dhjetëra objekte gastonomike janë gjobitur gjatë 24 orëve të fundit nga inspektorati shtetëror i tregut për mosrespektimin e protokollit në Maqedoni.

Inspektorët për Alsat thonë se gjendja dje ishte shumë më ndryshe se ditën e parë kur, sipas tyre, gastronomët punuan në mënyrë të papërgjegjshme. Ata apelojnë të gjithë ta respektojnë protokollin sepse Inspektorati i tregut nuk do t’i edukojë por do t’i ndëshkojë.

Gjendja e djeshme ishte pikërisht ajo që të gjithë prisnim të shohim, kapacitetet e objekteve të gastronomisë ishin të përgjysmuara, kishte distancë midis tavolinave dhe distancë midis njerëzve. Ne nuk jemi ata që duhet të edukojmë, ne jemi ata që kontrollojnë dhe ndëshkojnë – tha Gavro Markoski – Inspektorati Shtetëror i Tregut.

Pas ditës së parë të hapjes së objekteve gastronomike, u publikuan fotografi ku shiheshin si njerëzit grumbulloheshin në grupe nëpër bare, kishte festime ku nuk ruhej distanca dhe nuk respektohej protokolli i Qeverisë.

Pas ndërprerjes së orës policore, Ministria e Brendshme regjistroi numër të shtuar të shkeljeve. Kështu vetëm tre ditët e fundit, policët kanë gjobitur 1.463 qytetarë për mos mbajtjen e maskës mbrojtëse. Numri më i lartë ishte në 24 orët e kaluara kur 562 persona u gjobitën me nga 20 euro për mos mbajtjen e maskës.

MPB
27.08.2020 461 shkelje
28.05.2020 440 shkelje
29.05.2020 562 shkelje

Autoritetet shëndetësore vazhdimisht apelojnë për vetëdije më të lartë të qytetarëve dhe respektimin e masave në mënyrë që ta tejkalojmë pandeminë.