• September 28, 2020

Mjaft është mjaft, Kosova duhet të jetë e pavaruar: 13 vjet nga deklarata historike e Bushit

Jun 10, 2020

George Bush dhe gruaja e tij Laura vizituan për herë të parë Shqipërinë me 10 qershor të vitit 2007, nga edhe bëri thirrje që populli i Kosovë mjaft është malltretuar dhe ka ardhur koha të jetë e pavarur.


Bushi qe Presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që kishte vizituar Shqërinë. Atë kohë ai u prit nga Ministri i Jashtëm shqiptar, Lulzim Basha.

Atë ditë ai bërë një deklaratë politike shumë të fuqishme për Kosovën, e cila aso kohe ende nuk e kishte të definuar statusin e saj.

“Mjaftë është mjaftë, Kosova duhet të jetë e pavarur”, kishte thënë para 13 viteve në Shqipëri, Presidenti Bush.

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e atëhershëm, Sali Berisha,  George Bush vlerësoi nivelin e lartë të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Amerikës.

Bush qe shprehur se beson se plani i të dërguarit të posaçëm të OKB’së, Marti Ahtisari, për pavarësi të mbikëqyrur, është zgjidhja e duhur për Kosovën.

Bush atë ditë premtoi se do të punojë për të bindur gjithë vendet e Këshillit të Sigurimit dhe Serbinë për këtë gjë./gazetaametro.net