Lajme

Këngëtarët shqiptarë të pakënaqur protestojnë para Qeverisë, kërkojnë që të punojnë si gjithë të tjerët

Para Qeverisë së Kosovës është duke u mbajtur protestë për lejimin e dasmave dhe ahengjeve.

Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka dhënë sinjal për lejimin e organizimit të dasmave dhe ahengjeve të tjera familjare, shkruan lajmi.net.

Kjo gjë do të ndikojë direkt tek artistët dhe shumë veprimtari të tjera që lidhen me dasmat dhe ngjarjet e ngjashme, andaj është organizuar protestë.

Labinot Tahiri, Afrim Muqiqi, Edi Furra, Edona Llalloshi, Alban Mehmeti etj, janë vetëm disa nga emrat të cilët shihen se janë mbledhur në shesh për të kërkuar të drejtat e tyre.

Duke pasur parasysh se shumë biznese janë hapur, ata kërkojnë lejimin e organizimit të dasmave dhe ahengjeve, në mënyrë që edhe ata të kenë mundësi për të punuar si gjithë të tjerët.

Në vazhdim ua sjellim disa deklarata të tyre:

Afrim Muqiqi 

Është një dëm i madh i cili ju ka bo estradës edhe gastronomisë . Kërsesat tona janë te qarta ose të punojnë të gjithë ose asnjëri. Kur ka mudësi me u mbush sheshi edhe ne mund të punojmë.
Për mi 30 mijë biznese të operojnë në Kosovë janë të prekura. Pe shohim qe jon liru shume biznese edhe ne kërkojmë. Unë po mendoj qe është kohë e duhur sepse nuk është dashur te lejohet një tubin i madh ne shesh. Dihet fare mire qe thërret njerëz me emër dhe mbiemër dhe nuk është lokal qe hapet edhe mbushet me njerëz. Mundësia me e vogël është infektimi ne një aheng familjar se sa ne shesh, apo ne kafiteri.

Labinot Tahiri 

Këtu jemi për shkak të diskriminimit dhe injorancës që i është bërë estradës. Kena dhanë dhe kemi me dhanë tanë jetën, artistët janë zëri i popullit, populli i ngrit ata. I sugjeroj të gjithë me e dashtë vendin. I kam marrë me vete gruan dhe djalin me ju tregu që duhet me dal në kauz.

Edona Llalloshi

Cili do vendim që të merret unë do ta respektoj kjo do të jetë hera ime e parë dhe e fundit që do të protestoj. E kam pranu shumë normal si çdo qytetar tjetër. Nuk ka qene kjo krize vetëm për Edonën por për të gjithë. Por kur kane fillu me punu tjert dhe ka fillu jeta normale, kjo ka qenë arsyeja pse kom dal në protestë. Nuk është shqetësimi kryesor vetëm te estradra, është problem zingjiror qe eshte shume i gjerë.

Alban Mehmeti

Deri tash i kemi këto masa besoj që mandej do ta vleresojmë dhe situatën. Sado qe vonohet ministria do te jetë vone. Personalisht jemi te dëmtum mjaft shumë. Kjo e ka prekë gjithë botën. Meqë pe shohim që tashmë virusi veç është zbut po besoj që tash duhet me fillu me u mbajt edhe dasmat edhe të gjitha. Dasma është një arsye shume e madhe që e terhek edhe diasporën por besoj që duhet me u mbajt.

Në anën tjetër, sot Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e rregullt ku janë votuar disa pika, në mesin e të cilave ka qenë edhe hapja e të gjithë kufijve tokësorë mirëpo, nuk ka qenë ne rënd të ditës edhe lejimi i dasmave dhe ahengjeve familjare. Theksojmë se në ora 13:00, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, do të prezantojë edhe manualen për mbrojtjen nga përhapja e virusit COVID-19./Lajmi.net/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular

Blej online nga shtëpia

Facebook

Copyright © 2020 LYRICS.AL.

To Top