• August 14, 2020

Labinot Tahiri i del në mbrojtje Vetëvendosjes për protestën e fundit në shesh

Jun 18, 2020

Labinot Tahiri ka folur lidhur me tubimet e fundit dhe rezultatet pozitive që kanë dalë me Covid-19.

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Labinot Tahiri, është një ndër personat i cili beson që virusi Covid-19 është një gënjeshtër, shkruan lajmi.net.

Ai vetë ka marrë pjesë në tubime ku ka pasur njerëz e deri më sot thotë se nuk është infektuar me koronavirus.

Këtë e theksoi edhe në protestën e fundit të mbajtur në shesh për lejimin e dasmave e ahengjeve.

Në një status të fundit në Facebook këngëtari i doli në mbrojtje edhe Vetëvendosjes pasi që ka pasur zëra që rastet e fundit të konfirmuara me Covid-19 kanë ardhur si rezultat i protestës së VV.

“Më besoni, është e padrejtë tê thuani se nga Protesta e VV-së kanë dalur këto raste me Covid 19!! As pak e besueshme sepse covid 19 ishte qe 3 muaj dhe nuk kishte protesta të VV-së. E dyta, po i shoh disa analista të mjekesise duke më ofenduar por ju them që më se paku unë dhe organizimet e mia leshojnë viruse thuajse fare, sepse çdo rast që marr në dor edhe kur shteti nuk guxon te garanton për shërimin e tyre ne ja dalim. Mosni mosni kështu mos i bani edhe ata që e duan vendin e qyttarët e femijët e huaj te dalin jasht vendit se pak na vyen me na deshpru. Për virus besoj kur te me kap dhe mua dhe në rastë se organizon protesta VV-ja do të dal aty me ta dhe të shofim çfarë lloj Virusi kemi në Kosovë. Fare mos i leshoni dasmat se ju çdo gjë e beni politike dhe çdo gjë mundoheni ta shuani por nuk e keni mundesinë. Të gjallë jemi.🤝🌹🤝 Labinot Tahiri-Ferizaj Kosovë e Shqipërisë”, u shpreh këngëtari i cili njihet si person shumë i afërt me të gjithë dhe tregon humanizmin e tij kudo./Lajmi.net/