Lajme

Labinot Tahiri mban premtimin, niset për në Mal të Zi për të kënduar

Këngëtari i njohur i skenës shqiptare dhe ish-deputeti, Labinot Tahiri, gjatë këtyre ditëve ka bërë bujë të madhe në faqet rozë.

Në protestën që u mbajt të hënën nga estrada dhe përfaqësuesit e hotelerisë, të cilët kërkuan t’u lejohet mbajtja e dasmave, ai bëri disa deklarata që u komentuan në masë të madhe nga publiku.

Tahiri, i cili ishte edhe organizator i protestës, tha se nëse nuk hapen restorantet për organizimin e dasmave, ai do të këndojë jashtë Kosovës

Dhe duket se këtë premtim e ka mbajtur në bazë të njoftimit që ka bërë së fundmi në llogarinë e tij personale, Instagram.

Artisti i mirënjohur ka publikuar një video në InstaStory, ku tregon se është nisur për në Ulqin me familjen e tij dhe se atje do të këndojë.

“Me nënë e baba për Ulqin, bile atje këndojna pak”, ka shkruar krahas videos ai.

Labinot Tahiri (Foto: Instagram)

Pas protestës së artistëve shqiptarë, Labi u takua edhe me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemajn, teksa kanë diskutuar për kërkesat e tyre dhe hapat që do të ndërmarrin, gjithnjë sipas rekomandimeve të IKSHPK. /Telegrafi/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular

Blej online nga shtëpia

Pjesë për vetura

Auto Bartje 24/7

Copyright © 2020 LYRICS.AL.

To Top