Në Serbi ka filluar procesi i votimit për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Ky proces është planifikuar të zhvillohet në prill, por u vonua për shkak të përhapjes së pandemisë.
Autoritetet kosovare kanë pranuar që serbët e Kosovës të mund të marrin pjesë në këtë proces duke votuar në vendin ku jetojnë, njofton Klan Kosova.
Sot në orën 7:00 të mëngjesit janë hapur qendrat e votimeve, një ndër to edhe qendra me 22 vendvotime në shkollën teknike “Mihajllo Petroviq-Allas” në veri të Mitrovicës.
Ndërsa, janë 6 qendra të votimit në veri me gjithsej 52 vendvotime.
Atje është parë edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.