• March 8, 2021

Pas shkarkimit të Vjosa Osmanit, vjen reagimi i parë nga kabineti i Agim Veliut

Jun 21, 2020

Vendimi i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së ka votuar për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga dy pozitat që mbante në parti, duke nxitur reagime të shumta.

Lidhur me një zhvillim të tillë ka pasur reagime të shumta. Kritika në drejtim të LDK’së kanë shkuar edhe nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ndërkohë lidhur me një zhvillim të tillë ka shkruar sot edhe shefi i kabinetit të Agim Veliut, Bajram Gecaj, i cili ka publikuar një thënie në të cilën thuhet se për disa vendime nuk ka kohë të përshtatshme por ato duhet të merren.

“Asgjë nuk është aq e thjeshtë sa ne shpresojmë të jetë” (Jim Horning)! Për disa vendime nuk ka kohë të përshtatshme; megjithatë, ato duhet të merren!”, ka shkruar Bajram Gecaj.