• March 8, 2021

Vdes një 52-vjeçar nga koronavirusi në Kosovë

Jun 21, 2020

Ka vdekur një 52-vjeçar nga komuna e Rahovecit, i cili ishte i prekur me Covid-19.

Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se sot, më 21 qershor 2020, në orët e mëngjesit ka vdekur në këtë klinikë pacienti E. K. (1968) nga Komuna e Rahovecit.

Siç njofton klinika ndjeri ishte diagnostikuar me Covid-19.

Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, në Kosovë 36 qytetarë të diagnostikuar me Covid-19 kanë humbur betejën me këtë sëmundje infektive. /Lajmi.net/