• January 22, 2021

Ambasadori amerikan tregon nëse kosovarët duhet t’i frikësohen marrëveshjes për dialogun Kosovë-Serbi

Jun 22, 2020

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett është deklaruar rreth asaj se a duhet të kenë dilema qytetarët e Kosovës se marrëveshja që pritet të arrihet midis Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut që pritet të fillojë në Shtëpinë e Bardhë,

I ftuar në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës, Kosnett është shprehur rreth asaj se çfarë pritet të ndodhë në takimin e 27 qershorit, ku tutje ka hequr çdo dilemë se kjo marrëveshje e cila pritet të nisë në fund të këtij muaji, nuk është në dobi të kosovarëve.

Madje, ai tutje ka shtuar se populli i Kosovës një gjë të tillë duhet ta shohin si një mundësi.

“Absolutisht kosovarët nuk duhet t’i frikësohen marrëveshjes për dialog që do të nis nga 27 qershori në Shtëpinë e Bardhë, meqë interesat e SHBA’së janë gjithmonë në përputhshmëri me interesat e qytetarëve të Kosovës, andaj këta të fundit këtë marrëveshje duhet ta shohin si një mundësi”, ka thënë Ambasadori Kosnett. /gazetametro.net