• February 28, 2021

Dalin pamjet: Si e sulmuan prizrenasit veturën me të cilën po bartej krimineli serb

Jun 22, 2020

Një incident ka ndodhur gjatë ditës së sotme, teksa disa persna sulmuan veturën e Njësisë për Përjcellen e të Burgosurëve, kur në të ndodhej krimineli Darko Tasic.


Përmes një njoftimi për media, u bë e ditur se stafi i Policisë dhe i burgosuri janë dërguar në Stacionin Policor pa lëndime trupore.

“Sot, rreth orës 13:50 në oborrin e Gjykatës Themelore në Prizren nga një grup protestuesish është sulmuar vetura e Njësisë për Përcjelljen e të Burgosurve e Burgut të Sigurisë së Lartë, e cila po barte të burgosurin, D.T. Stafi me të burgosurin janë evakuuar nga ana e policisë dhe janë dërguar në brendi të Stacionit Policor pa ndonjë lëndim, ndërsa vetura e NJPB-së ka pësuar disa dëmtime”, thuhet në njoftimin e SHKK’së.

Klan Kosova ka publikuar një video ekskluzive nga momenti i këtij sulmi, të cilën mund ta ndiqni më poshtë./gazetametro.net