• September 25, 2020

Me motor nëpër Shqipëri/ Motoristja gjermane: E impresionuar nga vendi juaj (VIDEO)

Jun 22, 2020

Shijoje jetën, por me muzikë në sfond.

Me këtë moto Sofi Uillborn po udhëton nëpër Shqipëri. Ajo është menaxhere e një kompanie në Berlin e cila merret me prodhimin e kasketave motorike me muzikë dhe në intinerarin e saj Gjermani-Turqi zgjodhi të kalojë mes për mes Shqipërisë.

Rrugët që Sofi zgjedh janë panoramike. Ne nje ndalese te saj e gjetëm në zonën e ujit të ftohtë në Vlorë.

“Prej 6 ditësh jam duke udhëtuar në Austri, Slloveni, Kroaci, Mali i zi e tashmë në Shqipëri. Do të shkoj në Greqi e pastaj Turqi. Por kufijtë janë të mbyllur. Kisha dëgjuar për vendin tuaj pse jo përshtypje fort të mira..por realisht jam e befasuar nga bukuria dhe mikpritja juaj”.

Pandemia mbylli kufijtë duke izoluar shumë njerëz në shtëpitë e tyre por të tjerëve u dha mundësinë të njohin vende të vogla që fshehin thesare natyrore si Shqipëria.