• February 28, 2021

Policia jep detaje për aksidentin e sotëm në të cilin u përfshi Haki Abazi

Jun 22, 2020

Ish-zëvendës kryeministri në Qeverinë Kurti, Haki Abazi, njëherësh edhe anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, së fundmi është përfshirë në një aksident trafiku.


Se a kanë pësuar lëndime personat e përshirë në këtë aksident të ndodhur në udhëkryqin e rrugëve Xheladin Rekaliu, Eqrem Çabej, Enver Maloku dhe Hajrullah Abdullahu, përkatësisht pranë furrës Qerimi, Policia e Kosovës ka dhënë detaje për Gazetën Metro.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, në një përgjigje për Metron ka thënë se ky aksident ka ndodhur rreth orës 16:00, ndërkaq janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ajo tutje ka shtuar se me rastin po merren njësiti përkatës të njërit prej stacioneve policore në Prishtinë.

“Rreth orës 16:00 ka ndodhur aksidenti, janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Me rastin po merret njësiti përkatës i stacionit policor jugu në Prishtinë”, ka thënë Ahmeti.

Nga pamjet e publikuara nëpër rrjetet sociale, shihet se Abazi me veturën e tij ka goditur  një veturë tjetër. Si pasojë e aksidentit është shkaktuar kolonë. /gazetametro.net