• January 22, 2021

Vdesin edhe dy pacientë me koronavirus në Kosovë

Jun 22, 2020

Kanë vdekur edhe dy persona, njëri me koronavirus, dhe tjetri pritet të konfirmohet pasi të publikohet rezultati i testit.

“Klinika e Pulmologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se sot më 22 qershor 2020, në orët e vona të pasditës në këtë klinikë kanë vdekur dy pacientë”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Njëri është nga Gjilani, e tjetri nga Prishtina.

Pacienti i parë, Xh.R. (1946) nga komuna e Gjilanit, përveç sëmundjeve të tjera, ishte i diagnostikuar edhe me Covid-19.

Pacienti i dytë që ka vdekur, I.B.(1949) nga komuna e Prishtinës, në Klinikën e Pulmologjisë është pranuar sot pasdite dhe i është marrë mostra për testim për Covid-19 dhe mbetet të konfirmohet nga laboratori nëse i njëjti kishte edhe Covid-19 apo jo, krahas dy sëmundjeve të tjera shoqëruese.  /Lajmi.net/