• March 2, 2021

Vetëm një ditë pas zgjedhjeve në Serbi, Vucic takon Lajcakun

Jun 22, 2020

Ka kaluar vetëm një ditë që nga zgjedhjet parlamentare të zhvilluara më 21 qershor në Serbi, ndërkaq një takim po zhvillohet nga ora 18:00 midis presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic, dhe emisarit special të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.


Kështu është bërë e ditur nga mediat serbe, të cilat raportojnë se ky takim ka nisur vetëm një orë pasi Lajçak ka arritur në Beograd.

Pas këtij takimit, planifikohet të mbahet edhe një konferencë për media, ku të dyja palët do të deklarohen rreth diskutimeve të sotme.

Para shkuarjes në Serbi, diplomati sllovak qëndroi për vizitë treditore në Kosovë, ku u takua me përfaqësuesit e institucioneve dhe partive politike, për të diskutuar në lidhje me vazhdimin e dialogut. /gazetametro.net