Lajme

Zemaj: Gazetarëve dhe medieve t’u duartrokasim, raportimi për pandeminë po bëhet ‘par excellence’

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka çmuar punën e gazetarëve dhe të medieve për raportimin që po bëjnë në kohën e pandemisë.

“Media është bërë pjesë shumë e rëndësishme e arsenalit tonë në luftën kundër Covid-19. Raportimi për pandeminë̈ po bëhet par exellence duke mos shkaktuar panik. Azhurnimet e çdoditshme me risitë dhe rekomandimet e profesionistëve të mjekësisë vetëm sa rrisin potencialin tonë në këtë përballje”, është shprehur Zemaj, transmeton Klan Kosova.

“Mesazhet tona për masën po përçohen përmes medies e cila është ura kryesore e komunikimit tonë me secilin qytetar, e secilin pacient të prekur nga virusi. Në këto rrethana, ne në ethe çdo mbrëmje presim njoftimin për rezultatet e testeve dhe shifrat e të infektuarve, e të shëruarve”.

Ai ka thënë se është i gatshëm që të ofrojë transparencën e tij sa i përket situatës me Covid-19.

“Fatkeqësisht Covid-19 vazhdon të jetë kryelajm i përditshëm. Ndërsa, gazetarët po dëshmojnë se po respektojnë rregullat profesionale dhe etike. Unë do të ofroj transparencën maksimale për punën në Ministrinë e Shëndetësisë dhe celulari im do të jetë i hapur për secilin gazetar dhe medie. Me shumë mirënjohje i falënderoj për ndihmën që po japin!”.

“Gazetarëve dhe medieve t’u duartrokasim!”.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular

Blej online nga shtëpia

Pjesë për vetura

Auto Bartje 24/7

Copyright © 2020 LYRICS.AL.

To Top