• March 7, 2021

Zyrtari i LDK-së përsëri shkruan kundër Vjosa Osmanit: Kurrë nuk e përkrahi derisa ajo

Jun 22, 2020

Ish-deputeti i LDK-së, Naser Rugova edhe sot e ka komentuar largimin e Vjosa Osmanit nga LDK-ja.

Ai thotë se Vjosa dhe rugovizmi janë si Albini dhe alpinizmi.

Rugova përmes një postimi në Facebook, nuk e ka përjashtuar mundësinë që ta përkrah Vjosa Osmanin në një të ardhme, mirëpo thotë kurrë jo derisa ajo bashkërendimtarët e vet t’i gjej te Albini dhe Haki Abazi.

Rugova gjithashtu thotë e presidenti Ibrahim Rugova asnjëherë nuk e ka vënë egon e tij para shtetit dhe nevojës për bashkëpunim me rivalët më të mëdhenj.

Postimi i plotë:

Vjosa dhe rugovizmi janë si Albini dhe alpinizmi.

Presidenti Rugova as edhe një herë nuk e ka vënë egon e tij para shtetit dhe nevojës për bashkëpunim, madje edhe me rivalët më të mëdhenj.

Nuk e përjashtoj mundësinë që në një të ardhme ta përkrah Vjosën, por kurrë jo derisa ajo bashkërendimtarët e vet t’i gjejë te Albini dhe Haki Abazi. Thotë fjala e popullit po poshtë ka ra katundi!