• September 26, 2020

A do të ketë ndryshime: Ky është moti në dy ditët e ardhshme

Jun 29, 2020

Dita e fundit e muajit qershor pritet të ketë mot stabil, kryesisht të kthjellët dhe me diell, 


Siç bëhet e ditur nga institutet meteorologjike, paraditen e së martës do të ketë një rënie të lehtë të temperaturave, mirëpo vala e të nxehtit afrikan do të vazhdojë të shtrihet mbi rajon dhe do të rrisë temperaturat ndjeshëm mbi vlera mesatare.

Ndërsa, nga dita e premte dhe parashihet të ketë mot me kushte për rrebeshe me bubullima, e nga e shtuna edhe rënie të temperaturave.

“30.06.2020 – Mbetët nxehtë dhe kryesisht me diell. Paradite do të ketë vransira kalimtare. Temperaturat në vise të ulëta 16C deri 31C, e në vise malore 13C deri 23C. Era do të fryj e lehtë dhe mesatare nga verilindja 4-10m/s. Indeksi UV: 11.

1.07.2020 – Nxehtë, kryesisht me diell. Përreth viseve malore ditën priten zhvillime të vransirave lokale. Temperaturat në vise të ulëta 15C deri 34C, e vise malore 13C deri 25C. Do të fryj erë e lehtë nga jugperëndimi 2-6m/s. Indeksi UV: 11”, thuhet në njoftim të Prishtina Weather. /gazetametro.net