Lajme

A e ka ditur Thaçi për aktakuzën? Milaim Zeka tregon detaje të bisedës me të

Ish-deputeti, Milaim Zeka, ka folur pas propozim-aktakuzës nga Gjykata Speciale në Hagë kundër presidentit, Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Zeka tregoi se e kishte takuar Thaçin ditën kur është nisur për në Vienë për të vazhduar në Uashington dhe se presidenti nuk kishte dijeni rreth propozim-aktakuzës.

“Kam pirë kafe me presidentin Thaçi dhe gjeneralin Sami Lushtaku, ku kemi biseduar se çfarë do të diskutohet në Shtëpinë e Bardhë. Unë kisha dëgjuar disa spekulime por Thaçi kishte disponim të mirë dhe ishte i bindur se do të arrihet një marrëveshje në favor të Kosovës me Serbinë”.

“I kam hyrë bisedës rreth Gjykatës Speciale por i ka ikë asaj bisede edhe më la përshtypjen se nuk ka ndonjë informacion”, tha ai në Klan.

Sipas Zekës presidenti edhe pse nuk ishte në dijeni rreth propozim-aktakuzës i kishte thënë se e di që është cak i kësaj Gjykate.

“Thaçi më tha, Milaim e di që cak i kësaj Gjykate jam unë dhe e di se në fund do të shkojë në këtë Gjykatë, por jam shumë krenar se po arrijmë në fund të negociatave me Serbinë dhe do të arrijmë marrëveshjen finale”.

Zeka mes tjerash deklaroi se kjo aktakuzë është goditje e Shtëpisë së Bardhë nga Serbia dhe Rusia për Kosovën.

Zeka po ashtu tregoi se si e mori vesh lajmin zyrtar rreth propozim-aktakuzës ndaj Thaçit dhe Veselit.

“Isha në një takim dhe gruaja ime ma dërgoi lajmin e marrë nga një media dhe më tha të lutëm ma konfirmo, unë i thash që nuk është e vërtetë dhe pas takimit mora dikë nga Gjykata Speciale dhe ma konfirmoi se është e vërtetë pasi gjëra të tilla kanë ndodhur vetëm në Prokuroritë e Kosovës dhe për atë nuk besoja”, deklaroi Zeka.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular

Blej online nga shtëpia

Facebook

Copyright © 2020 LYRICS.AL.

To Top