Lajme

Agim Bahtiri merr vendim për ndaljen e drekave dhe darkave zyrtare për drejtorët komunal

Komuna e Mitrovicës ka marrë vendim që të ndalojë drekat dhe darkat zyrtare për drejtorët komunal.

Ky vendim është marrë sot në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve të Komunës së Mitrovicë.

“Gjatë këtij takimi kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka marrë vendim që t’ua ndalojë të gjitha drejtorive komunale shpenzimet për dreka dhe darka zyrtare, me qëllim të kursimit të mjeteve buxhetore, në mënyrë që këto mjete të dedikohen në të mirë të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e komunës së Mitrovicës.

Po ashtu në njoftim thuhet se, Bordi diskutoi edhe një sërë temash që ndërlidhen me mirëqenien e qytetarëve, ku pati edhe propozime të ndryshme që kanë të bëjnë me rregullimin më të mirë të funksionimit në secilën drejtori dhe rritjen e kualitetit të shërbimeve ndaj qytetarëve.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular

Blej online nga shtëpia

Facebook

Copyright © 2020 LYRICS.AL.

To Top