Ekonomi

Bislimi: Duart larg nga Trusti Pensional

Ish-ministri i Financave dhe Transfereve në Qeverinë e Kosovës të udhëhequr nga Albin Kurti, ka shpalosur disa nga arsyet se pse nuk duhet të preken kursimet e qytetarëve nga Fondi Pensional.

Bislimi tha se futja e duarve në mjetet e Trustit është një mekanizëm i paligjshëm, vështirë i menaxhueshëm dhe me pasoja afatgjate për shëndetin e Fondit.

“Tërheqja e mjeteve nga Trusti me kaq lehtësi dërgon një mesazh të keq tek të gjithë ne që brengosemi për sigurinë e kursimeve tona individuale. Në një kontekst të tillë edhe pavarësia menaxhuese e Trustit ndihet e atakuar, e kjo pastaj shumë lehtë mund të përkthehet në performancë nën optimale në plasimin e mjeteve të Fondit. Rezultati final do të ishte ulja e përfitimeve të secilit prej nesh në momentin e pensionimit, që nënkupton që papërgjegjësia momentale e qeverisë mund të prodhojë dëme afatgjata për secilin pensionist, përfshirë këtu edhe ata që vendosin të mos e shfrytëzojnë këtë mundësi tani”.

Shkrimi i plotë:

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular

Blej online nga shtëpia

Facebook

Copyright © 2020 LYRICS.AL.

To Top