Lajme

Dy vëllezër vranë një person dhe më pas dogjën trupin e tij në Ferizaj

Departamenti i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, gjegjësisht prokurori Veton Shabani ka ngritur aktakuzë kundër dy personave me inicialet T.L., dhe D.L, për rastin e vrasjes në komunën e Ferizajt që tronditi opinionin publik.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, pandehuri T.L., me datë 08 Dhjetor 2019, rreth orës 18:00 në fshatin Surqinë, komuna e Ferizajt, me dashje, në mënyrë dinake dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore ka privuar nga jeta tani të ndjerin Sh.B.,duke e qëlluar në pjesën e pasme të kokës me revole, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse, me ç’rast ka kryer veprën penale“Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndërkaq i pandehuri tjetër me inicialet D.L, në mënyrë që ta ndihmoj vëllaun e tij, marrin trupin e të ndjerit e fusin në bagazh të veturës duke e dërguar në fshatin Kishnapole dhe e hudhin në një përrockë me qëllim që ti fshehin provat e veprës penale, ku pastaj i pandehuri T.L., shkon tek pompa e derivateve për të blerë benzin dhe kthehet përsëri ne vendin ku kishin hedhur trupin e të ndjerit, me ç’rast e spërkat me benzin dhe ia vë flakën, me ç’rast ka kryer veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale Vrasje e rëndë”.

Prokurori i Shtetit i ka propozuar Gjykatës që të konfiskohet arma me të cilën është kryer vrasja si dhe vetura e markës “Porsche Panamera”, e cila ka mundësuar në kryerjen e veprës penale.

Në këto veprime të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruara si më lartë.

Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit me dënim adekuat për ngjarjen e rëndë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular

Blej online nga shtëpia

Pjesë për vetura

Auto Bartje 24/7

Copyright © 2020 LYRICS.AL.

To Top