Lajme

Ish-ushtarët e Batalionit “Atlantiku”: Gjykata Speciale nën ndikimin e armiqve të Kosovës

Ish-luftëtarët e Batalionit “Atlantiku” kanë shprehur indinjatë rreth aktakuzës në Speciale ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli, duke e quajtur “luftë speciale” të Zyrës së Prokurorit të Specializuar kundër UÇK’së dhe Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Përmes një komunikate për media, thuhet se Serbia duhet të dënohet për krimet në Kosovë.

“Në Kosovë agresori ka qenë Serbia. Serbia ka qenë ajo që ka okupuar territorin e Kosovës dhe ka kryer krime të tmerrshme: duke vrarë mbi 1000 fëmijë shqiptarë; duke djegur me qindra kufoma shqiptarësh, pleq e plaka, të ekzekutuar në gjakftohtësi, në total mbi 12 000 shqiptarë të vrarë; duke dhunuar mijëra gra dhe vajza shqiptare; duke djegur, plaçkitur dhe shkaktuar dëme materiale mbi 50 miliardë euro për popullin e Kosovës dhe duke dëbuar rreth 1 milion shqiptarë nga toka dhe shtëpitë e tyre”, shkruhet në njoftimin e përbashkët të pjesëtarëve të dikurshëm të këtij batalioni.

Sipas tij, krimet kundër njerëzimit kanë detyruar UÇK’në të kapë armët në dorë për të mbrojtur dhe çliruar Kosovën dhe kanë detyruar Amerikën, NATO-n dhe mbi 20 shtete demokratike të botës t’i bashkangjiten UÇK’së.

“Bashkëluftëtarët tonë- Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe kushdo që targetohet me qëllime tjera nga drejtësia, tashmë po shihet qartë, nga kjo Gjykatë Politike Speciale, kanë bërë luftë mbrojtëse dhe kanë qenë aleatë të botës euro-atlantike dhe NATO. Si NATO, edhe ne kemi bërë luftë çlirimtare nga millosheviqizmi dhe kundër bandave dhe ushtrisë serbe”, shkruhet në vazhdim.

“Ne jemi të bindur tashmë që Gjykata Speciale është nën influencën e armiqve të Kosovës. Ne kategorikisht refuzojmë linçimet dhe tentim-barazimin e agresorit me mbrojtësin. Jemi krenar për luftën fisnike dhe sakrificat e popullit shqiptar në Kosovë dhe të bashkëluftëtarëve të UÇK’së”, thuhet në fund./gazetametro.net

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular

Blej online nga shtëpia

Pjesë për vetura

Auto Bartje 24/7

Copyright © 2020 LYRICS.AL.

To Top