Lajme

Kryeministri Hoti tregon masat e reja të cilat do të merren pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirus

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, së fundmi ka dhënë një njoftim të rëndësishëm në lidhje me situatën e krijuar nga Covid-19, në vendin tonë, ku kreu i Qeverisë thotë se meqë numri i të infektuarve ka shënuar rritje, sot kanë filluar të kthejnë disa prej masave.


Hoti thotë se këto masa të reja, të cilat do të vazhdojnë të merren edhe në vazhdim, varësisht nga rezultatet e testimeve, janë në kuadër të Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me koronavirus.

Përmes një njoftimi në Facebook, Hoti tutje ka bërë të ditur se ndër masat të cilat do të merren, është edhe se institucionet e Kosovës duhet të punojnë vetëm me staf esencial, do të mbyllen sektorët në të cilët ka raste të paraqitura me infeksion, duhet të ketë kontrolle rigoroze për të infektuarit që mbahen në izolim dy-javor.

“#COVID19 – NJOFTIM!

Për shkak të rritjes së numrit të infektuarve me #COVID19 🦠, sot kemi filluar kthimin e disa prej masave! Varësisht nga rezultatet, do të vazhdojmë marrjen e masave të reja në kuadër të Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me COVID19.

🔴 Institucionet e Kosovës duhet të punojnë vetëm me staf esencial;
🔴 Do të mbyllen sektorët në të cilët ka raste të paraqitura me infeksion;
🔴 Duhet të ketë kontrolle rigoroze për të infektuarit, që të mbahen në izolim 2-javor;
🔴 Inspektorati sanitar duhet të marrë masa në përputhje me ligjin!

Situata është nën kontroll, por e brishtë, prandaj jemi të obliguar që gjatë gjithë kohës të mbajmë maska, të mbajmë distancën sociale dhe higjienën personale!”, thuhet në njoftimin e Hotit. /gazetametro.net

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular

Blej online nga shtëpia

Pjesë për vetura

Auto Bartje 24/7

Copyright © 2020 LYRICS.AL.

To Top