Lajme

Kur do të ndodhë takimi i radhës në Shtëpinë e Bardhë

Ndonëse ishte planifikuar që të mbahej më 27 qershor, takimi në mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë është anuluar.


Takimi i planifikuar të mbahej më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë në Uashington është shtyrë për një afat të pacaktuar.

Kjo për shkak të propozim aktakuzës së Gjykatës Speciale kundër presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Takimi i 27 qershorit ishte thirrur nga emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ku ishte planifikuar që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje ekonomike.

Mirëpo, pavarësisht rrethanave që çuan në anulimin e tij, një takim i ri nuk dihet se kur do të mbahet.

I pyetur nga lajmi.net se kur mund të mbahet një takim i radhës, zëdhënësi i Zyrës së Grenellit, Dick Custin, ka thënë se aktualisht nuk ka diçka konkrete në lidhje me këtë.

“Fatkeqësisht, nuk kam ndonjë informacion të ri në lidhje me këtë”, është përgjigjur Custin.

Theksojmë se ishte presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ai i cili me të kuptuar lajmin për propozim aktakuzën ndaj tij, kishte anuluar fluturimin e tij për në Uashington e që më pas edhe kryeministri Avdullah Hoti ka anuluar shkuarjen e tij në Shtëpinë e Bardhë.

Gjatë ditës së sotme, presidenti Hashim Thaçi, pritet që përmes një konference për medie t’iu adresohet qytetarëve të Kosovës në lidhje me propozim aktakuzën.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular

Blej online nga shtëpia

Facebook

Copyright © 2020 LYRICS.AL.

To Top