• September 28, 2020

Zeka: Hashim Thaçi s’duhet të jap assesi dorëheqje

Jun 29, 2020

Ish-deputeti, Milaim Zeka, ka folur pas propozim-aktakuzës nga Gjykata Speciale, ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe lideri i PDK’së, Kadri Veselit, ai ka insistuar se Thaçi nuk duhet të tërhiqet assesi nga posti i presidentit


Zeka në ‘Info Magazine’ ka thënë se pas propozim aktakuzës nga Prokurori i dhomave të specializuara, presidenti Thaçi nuk duhet të jap assesi dorëheqje.

Propozim aktakuza ndaj Thaçit dhe Veselit sipas Zekaj është pamflet politik, Thaçi nuk ka pranuar ende asnjë dokument zyrtarisht, prandaj nuk ka përse të jap dorëheqje.

“Në momentin që do t’i dorëzohet zyrtarisht aktakuza, Hashim Thaçit, do të jap dorëheqje, mirëpo ende nuk ka asgjë zyrtare”, ka thënë Zekaj.

Zeka mes tjerash deklaroi se kjo aktakuzë është goditje e Shtëpisë së Bardhë nga Serbia dhe Rusia për Kosovën.

Zeka po ashtu tregoi se si e mori vesh lajmin zyrtar rreth propozim-aktakuzës ndaj Thaçit dhe Veselit.

“Isha në një takim dhe gruaja ime ma dërgoi lajmin e marrë nga një media dhe më tha të lutëm ma konfirmo, unë i thash që nuk është e vërtetë dhe pas takimit mora dikë nga Gjykata Speciale dhe ma konfirmoi se është e vërtetë pasi gjëra të tilla kanë ndodhur vetëm në Prokuroritë e Kosovës dhe për atë nuk besoja”, deklaroi Zeka./gazetametro.net