Një grua është gjetur pa shenja jete gjatë pasdites së djeshme në Gjakovë, shkruan Gazeta Metro.
Siç njofton Policia e Kosovës, rrethanat e vdekjes së saj ende nuk dihen, ndërkaq për gjetjen e trupit të pajetë ka raportuar nipi i burrit të saj.
Tutje thuhet se policia dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku mjeku e konstatuar vdekja e viktimës.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gruaja e xhaxhait të tij viktima femër kosovar e është gjetur pa shenja jete. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policies. /