• March 7, 2021

Lajm i mirë: Podujeva pritet të bëhet me spital të përgjithshëm

Jun 30, 2020

Qyteti i Podujevës shumë shpejt pritet të bëhet me Spital të Përgjithshëm për Shërbim Spitalot dhe Klinik Universitar të Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook nga SHSKUK, u bë e ditur se Komuna e Poduejvës ka dhënë për shfrytëzim afatgjatë pronën e paluajtshmë për ndërtimin e Spitalit.

“Kontrata është nënshkruar sot nga drejtori i përgjithsnëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, dr. Basri Sejdiu dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari.”, thuhet në këtë njoftim.

Shkrimi i plotë:

Podujeva do të bëhet me spital të përgjithshëm

Komuna e Podujevës ka dhënë në shfrytëzim afatgjatë pronën e paluajtshme për ndërtimin e Spitalit të Përgjithshëm të Podujevës për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës

Kontrata është nënshkruar sot nga drejtori i përgjithsnëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, dr. Basri Sejdiu dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshje ishte prezent edhe Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës që vijnë nga Komuna e Podujevës.

Parashihet që ShSKUK të hartoj projektin zbatues dhe të ndërtojë objektin e ri të Spitalit të Përgjithshëm në Komunën e Podujevës, si dhe ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për funksionalizimin e tij.

Pas funksionalizimit, i njëjti organizohet, mirëmbahet, menaxhohet dhe administrohet nga SHSKUK, konform legjislacionit përkatës në fuqi.

Të pranishmit në këtë aktivitet e vlërsuan të dosmosdoshëm dhe shumë të rëndësishëm nëdrtimin këtij spitalit në mënyrë që banorët e Podujevës të kenë qasje në shërbimet shëndetësore.

Rekomandime