• September 25, 2020

“S’ka rritje”: Gjykata Kushtetuese shpall të pavlefshëm Ligjin për Pagat në sektorin publik

Jun 30, 2020

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur që të hidhet poshtë në tërësi zbatimi i Ligjit për pagat në sektorin publik.


Në njoftimin e fundit të kësaj Gjykatë bëhet e ditur se Ligji për Pagat hidhet poshtë në tërësi dhe se nuk do të ketë rritje paga për punëtorët e sektorit publik.

Kjo Gjykatë sot ka marrë vendim që Qeveria Hoti të shfuqizojë vendimin e Qeverisë Haradinaj për rritjen e pagave në sektorin publik.

Ligjin për paga, më 6 dhjetor të këtij viti në Gjykatën Kushtetuese e ka dërguar institucioni i Avokatit të Popullit, për siç thuhet “vlerësimin e përputhshmërisë” së këtij ligji me Kushtetutën.

Ligji për paga është miratuar në muajin shkurt të vitit 2019, kurse në fillim të këtij muaji ka hyrë në fuqi.

Sipas këtij ligjit i hedhur tani poshtë, paga bazë është ajo pjesë e pagës, që përfitohet për punën e kryer me orar të plotë të një funksioni apo pozite të caktuar. Vlera e pagës bazë llogaritet duke shumëzuar koeficientin e klasës së pagës me vlerën monetare të koeficientit. Raporti i koeficienteve është një me dhjetë (1:10), të shpërndarë në gjashtëdhjetë e nëntë (69) nivele të koeficienteve.

Koeficienti më i lartë është 10, pozitë kjo që e mban vetëm presidenti i Republikës së Kosovës, më pas është niveli i 9, ku bëjnë pjesë kryetari i kuvendit, kryeministri dhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.//gazetametro.net