• March 7, 2021

Kroacia heq masën e vetëizolimit 14 ditorë për kosovarët

Jul 1, 2020

Kroacia e ka hequr masën e vetizolimit 14-ditëshe, për personat që hyjnë nga Kosova, Bosnje dhe Hercegovina, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Ministri i Brendshëm i Kroacisë, njëherësh kreu i Shtabit Kombëtar të Mbrojtjes Civile, Davor Bozhinoviq, tha se vendimi vlen për udhëtarët që e përdorin territorin e Kroacisë për të kaluar tranzit, për turistët, studentët, transportuesit e mallrave dhe punonjësit ndërkufitar.

Turistët duhet të kenë të paguar një aranzhman turistik.

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe shtetasit e vendeve të treta me lejeqëndrime afatgjate në BE, nuk i nënshtrohen asnjë kufizimi, përveç detyrimit për të respektuar masat epidemiologjike.

Kufizimet janë hequr gjithashtu për shtetasit kroatë që hyjnë në Kroaci nga njëra prej këtyre katër vendeve.