• March 8, 2021

Energji, stil dhe shumë ritëm sjell Meti me ‘Milano’

Jul 8, 2020

Një person me aftësi të larta ndërpersonale, energjik, shumë komunikues, ka një shpirt krijues, është një artist i lindur.

Është marrur me muzikë që nga shkolla fillore, ka marrur pjesë me këngë në organizimet e shkollës pastaj nëpër koncerte dhe festivale.

Ka disa këngë, një ndër to vlenë të ceket kënga në bashkëpunim me Dhurata Dorën dhe Çekiç “E bojna hot” këngë kjo e realizuar në vitin 2012.

Bëhet fjalë për Metin dhe hitin e tij të fundit të titulluar ‘Milano’. Kënga është punuar nga Çekiç beatz dhe klipi i finalizuar nga kompania Fullmoon production.

Një yll në ngritje, Meti ka nisur karierën bujshëm duke bërë kështu që gjitha projektet e tij të bëjnë zhurmë në opinion.

Edhe tek projekti i ri i xhiruar këngëtari ka në krah një femër mjaft elegante e cila bën lëvizje ekstravagante, e kështu rikthejnë në muzikë fuqishëm Metin.

Ju ftojmë të ndiqni këtë këngë mjaft unike dhe verore.