• August 15, 2020

Infermierja shqiptare që po e lufton koronavirusin: Më janë zbardhur flokët, më është rrudhosur fytyra por nuk më ka ikur buzëqeshja

Jul 22, 2020

Infermierja shqiptare në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë, Ana Luca, ka publikuar video duke treguar se zhveshin pajiset personale mbrojtëse kundër Covid-19. Gjithashtu ajo i ndrydh rrobat pasi që janë të mbushura ujë nga djersët, si shkak i punës së madhe. 


Kryeinfermierja e spitalit Infektiv e cila la me dëshirë postin si administratore e spitalit polivalent në QSUT, për të luftuar koronavirusin, Ana Luca, ka treguar për stërlodhjen që është duke e përjetuar në këto ditë të pandemisë, por megjithatë nuk e ka ndërmend të dorëzohet.

Luca ka thënë se i janë zbardhur flokët e i është rrudhosur fytyra, por nuk do të lejojë që t’i largohet edhe buzëqeshja.

“Janë pesë muaj luftë, më janë zbardhur flokët, më është rrudhosur fytyra, por nuk më ka ikur buzëqeshja”, ka shkruar ajo.

Ana Luca ka publikuar edhe një video edukative për kolegët e saj se si duhet të zhveshin pajisjet personale mbrojtëse kundër Covid-19, pa rrezikuar të marrin infeksionin. Madje edhe rrobat ju pikin nga djersët e shumta, si shkak i punës së madhe.

Më poshtë keni videon e publikuar nga vet infermierja. /gazetametro.net