• March 8, 2021

Me te vertete prekese : Nuk do te jesh me biri im nese nuk do ta besh kete gje

Jul 22, 2020

Mesut Ozil është një nga mesfushorët më të talentuar në botë, i cili ka arritur të fitojë shumë trofe mes tyre the Kupën e Botës në vitin 2014 me Gjermaninë.

Ozil ka vuajtur jo pak, për të arritur në ato nivele, teksa rruga e tij ka qenë tepër e vështirë, sidomos për prindërit, të cilët kanë punuar shumë, madje edhe 2 punë, për t’i krijuar mundësinë djalit që të ndjekë ëndrrën e tij.

Pavarësisht se tashmë familja e Ozilit është shumë lart nga ana ekonomike, nëna e tij Guzilar, i ka lënë një letër porosi tepër të vyer futbollistit, të cilën Ozil e ka varur në një prej mureve të shtëpisë.

“Mesut, mos harro bir se ti je thjesht një kalimtar në këtë botë, ashtu si gjithkush. Zoti të ka dhuruar talent, por jo vetëm për veten tende. Nëse nuk e ndan pasurinë e fituar me njerëzit që kanë nevojë për të, atëherë nuk je biri im”. – shkruhet në letër.