• March 8, 2021

Njihuni me shqiptaren nga gjirokastra që mposhti 12 shtete në Rusi dhe solli kupën në shtëpi

Jul 23, 2020

Këngëtarja Inis Neziri na bëri sërish krenarë! Ajo u shpall fituese e festivalit “New Wave” në Rusi, ku rrëqethi mishin e të gjithëve me zërin e saj fantastik.Ajo mundi të gjithë konkurrentët duke zënë vendin e parë me 280 pikë. Inis Neziri arriti të mposhtte plot 12 shtete me performancën e saj, e cila u mbështet nga shqiptarët në të gjithë botën. Këngëtarja shqiptare u vlerësua me pikët maksimale nga juria për dy netë rresht.

Ndërsa gjatë prezantimit, Inis bëri simbolin e shqiponjës para publikut rus, ku u shfaq edhe flamuri shqiptar.

Kjo nuk është fitorja e parë për këngëtaren shqiptare. Ajo ka fituar çmimin e parë në festivalin muzikor ‘Golden Stage’ 2018 në Rumani.

17-vjeçarja mori trofeun dhe vlera e çmimit ishte 25 mijë euro, para që i investoi në edukimin e saj në muzikë.

Ajo vjen nga një familje artistësh pasi nëna e saj është violiniste.

Inis Neziri nga Gjirokastra e filloi karrierën e saj tek ‘Gjeniu i Vogël 5’ ku arriti të rrëmbejë çmimin e parë. Dhe suksesi i këngëtares në karrierën muzikore është rritur akoma më shumë.