Vogëlushja ishte pjesë edhe e serialit “Kösem” Filmi turk “7 Kogustaki Mucize” që në shqip do të thotë ‘Mrekullia në qelinë numër 7’, po komentohet shumë nga publiku shqiptar, pasi që reagimet e tyre po i bëjnë publike në rrjetet sociale.
Tema e këtij filmi ka të bëjë me dashurinë e një vajze dhe babait me aftësi të kufizuara mendore. Vajza e vogël e cila në mëyrë profesionale luan rolin e “Ovës” është Nisa Sofiya Aksongur.
Por, kush është vogëlushja në jetën reale? Nisa ka lindur në vitin 2011 në Stamboll ku edhe jeton me familjen e saj. Ajo përvojën e saj të parë të aktrimit e ka pasur në personazhin e “Hanzades”, i luajtur në serialin “Kösem” në vitin 2015.
Në të njëjtin vit, ajo u angazhuaa edhe në serialin “Adënë Sen Koy” ku vogëlushja i dha jetë personazhit të “Asya”.
Përveç këtyre roleve aktorja 9-vjeçare gjithashtu është pjesë e disa reklamave televizve në Turqi.