• February 28, 2021

Deputeti i VV-së ngre shqetësimin: Një grua në QKUK në gjendje të rëndë, s’ka vend ta pranojnë

Jul 24, 2020

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, në seancën ku kryeministri Avdullah Hoti po raporton lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se pandemia duhet të jetë prioritet i këtij vendi, pasi që sipasj tij, në 50 ditë të Qeverisë Hoti kanë vdekur 120 qytetarë.

“Unë e pata një bisedë më herët me deputetin Haliti dhe po tregon që një grua në QKUK është në gjendje shumë të rëndë dhe nuk kanë vend ta pranojnë. Infektiva, Polmologjia janë komplet nuk ka vend. Ai duhet të jetë prioriteti dhe jo Vuçiqi. Mijëra biznese janë duke falimentuar derisa ne flasim për Vuçiqin”, tha ai duke shtuar se ka njerëz që me vite kanë investuar me djersë për biznesin e tyre, derisa tash po falimenton për shkak të keqmenaxhimit të Qeverisë.

Ai tha se kjo Qeveri e ka prioritet t’ia bëjë zgjidhjen Vuçiqit e qytetarëve jo.