• February 28, 2021

Edhe dy viktima si pasojë e koronavirusit

Jul 25, 2020

Drejtori i Shëndetësisë në Klinë, Hekuran Sejdiu, ka njoftuar edhe për dy vdekje të reja nga Covid-19 në këtë komunë.

Ai përmes një statusi në Facebook ka ngushëlluar edhe familjarët e dy qytetarëve të Klinës, njofton Klan Kosova.

“Sot ,një ditë pikëllimi për të gjithë ne. Sot humbën betejën me COVID 19 dy qytetarë nga Klina ,Mirosh Grabanica dhe Sale Kryeziu. Ngushëllime familjarëve dhe të gjithë qytetarëve të Klinës”.