• February 28, 2021

Kryetari i Odës së Mjekëve : Pandemia do të zgjatë në Kosovë

Jul 25, 2020

Oda e Mjekëve të Kosovës, po vlerëson se masat e fundit të ndërmarra nga Qeveria, kanë ndikuar pozitivisht në luftën kundër Covid-19.


Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, në një intervistë për KosovaPress, thotë se masat e reja të Qeverisë kundër përhapjes së Covid-19, janë të mjaftueshme për mbikëqyrjen e pacientëve nga stafi shëndetësorë dhe përballimin e anës ekonomike.

“Këto masa që i ka marrë Qeveria të mesme, jo shumë rigoroze janë të mjaftueshme për ngadalësimin e kësaj kurbe të shpejtë dhe mundemi shumë më lehtë të përballojmë anën ekonomike, por edhe anën e mbikëqyrjes të pacientëve do të thotë spitalet dhe ne si punëtor shëndetësorë do të jemi më të gatshëm dhe më të çlodhur në dhënien e shërbimeve tona”, thotë ai.

Derisa flet për masat e reja të Qeverisë, ai thotë se trajtimi i personave me Covid-19 tash edhe në komuna, ka qenë një hap i nevojshëm, e që siç thotë ai do të fillohet më lirshëm të merret frymë në QKMF-të.

“Ka qenë e nevojshme shumë më herët të ndodhë kjo sepse është shumë e vërtetë që edhe në nivelet rajonale, domethënë në spitalet rajonale kemi mungesa po nëse llogaritën se në përgjithësi në ofrimin e shërbimeve spitalet rajonale janë sa gjysma e tërë shërbimeve që jepen në nivel sekondar dhe terciar, do të thotë do ia hiqnin mos të them 50 % pasi që ka mungesa të infektologeve dhe pulmologëve por ka mjaftë internistë të cilët mund të merren me këtë. Ka një numër të konsiderueshëm të anesteziologëve dhe unë mendoj që nëse vetëm 1/3 shkarkohet Qendra Klinika Universitare është e suksesshme, prandaj unë mendoj që ka qenë një hap i mirë për në një mënyrë delegimin e detyrave dhe prevenimin që nga hapi i dytë, se hapi i parë është vetë institucionet primare dhe unë mendoj që do të fillohet më lirshëm të merret frymë në QKMF”, deklaroi ai.

Sejdiu shtoi se Kosova duhet të përgatitet për një rrugë të gjatë me Covid-19.//gazetametro.net