• February 28, 2021

Thaçi takohet me studentë: Të gjithë për Kosovën

Jul 25, 2020

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se sot në Prizren është takuar me një grup studentësh prej të gjitha komuniteteve.

“Ne biseduam hapur për shumë tema me interes për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e të gjitha komuniteteve, pa dallim”.

“Jam i lumtur që studentët e të gjitha komuniteteve e shohin të ardhmen e tyre në jetën institucionale e publike dhe janë të përkushtuar që ta japin kontributin e tyre për shtetin e ri të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.