• February 28, 2021

Vdes një person në Dragash, vetëm dy ditë më herët ishte konfirmuar pozitiv me COVID-19

Jul 25, 2020

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Dragashit ka njoftuar sot e ka vdekur, Bislim Kuteli, punëtor i arsimit në Shkollën Fillore “Ulina” në fshatin Kosavë Kuteli vetëm dy ditë më herët ishte konfirmuar si i infektuar me virusin COVID-19.

Njoftimin për vdekjen e punëtorit arsimor e ka dhënë edhe Drejtoria për Arsim në Dragash.

Me dhembje të madhe e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të sekretaritë të Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Ulina” në Kosavë , Bislim Kuteli.Ndarjet si kjo e sekretarit të kësaj shkolle, në një moment të papritur, të lënë pa frymë!Në emër të Drejtorisë së Arsimit në Dragash i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Kuteli, të afërmve, mësimdhënësve të shkollës “Ulina”!Bislimi u prehtë në paqe!”, thuhet në njoftim.