• August 14, 2020

Artisti me famë botërore Tory Lanez kopjon artistët shqiptarë?

Jul 28, 2020

Jemi mësuar tashmë me artistët shqiptarë duke kopjuar këngët e artistëve amerikan, anglez, jamaican e kështu me rradh por nuk kemi dëgjuar deri më sot të ndodh në të kundërt. Faqja komediane European Comedy në Instagram publikoj një video që tregon këngëtarët e famshëm amerikan dhe kanadez MAG1K & TORY LANEZ me këngën “TEMPO” duke kopjuar këngën “SHE LIKE ME” të artistëve të rinjë shqiptarë në Britaninë e Madhe B1N0 & ROMEO. Record labelli i artistëve shqiptarë “Missing Link Entertainment” e publikoj këngën në kanalin e tyre në YouTube dhe të gjitha platformat digitale rreth një vit më parë. Duke degjuar këngët njëra pas tjetrës është e qartë që ka shumë ngjashmëri mes tyre duke filluar nga instrumentalja që është plotësisht e njejtë dhe më tej në vijat melodike dhe deri në efektet e përdorura në video. Traileri i videos të rinjve shqiptarë u bë viral në Twitter dhe mori “retweets” dhe “likes” sidomos me shqiptarët e Amerikës dhe Kanadas. Këtu mendohet që këngëtarët e huaj të kenë marër idenë për projektin e tyre “Tempo”. Menaxhimi i “Missing Link Entertainment” kishte këtë për të thënë: “Ne krenarohemi me lajme të tilla sepse tregon që vlerat e artistëve tanë shqiptarë po dëgjohen dhe rrespektohen nga artist internacional të famshëm”. Duke parë reagimin e shqiptarëve nëpër botë në postën e European Comedy se kush e ka bërë më mirë, duket qartë mbështetja e tyre ndaj partioteve vet por ju mund ta gjykoni vet”.