• February 28, 2021

Mbi 600 pacientë të shtrirë nëpër spitale, 42 në gjendje të rëndë

Jul 29, 2020

Mbi 600 pacientë janë të shtirë aktualisht në Qendrën Klinike dhe Universitare dhe spitalet e tjera të vendit. Prej tyre, 419 janë konfirmuar me Covid-19, ku 369 janë në oksigjenoterapi.

Detaje rreth gjendjes së tyre ka dhënë Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar.

Bazuar në raportin e fundit të ShSKUK-së, 42 janë në gjendje të rënduar shëndetësore, 18 respiratorë dhe 24 me CPAP maskë.

Në klinikat QKUK-së, ka 262 pacientë, prej tyre 214 të konfirmuar pozitiv, kurse në spitalet e përgjithshme 341 pacientë, ku 205 janë të konfirmuar si Covid-19.

“ShSKUK apelon tek të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të ju përmbahen rekomandimeve të institucioneve shëndetësore duke bartur maska dhe respektuar vendimet e nxjerra në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.